Tre persona janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri në Avenue de Thionville në Metz të Francës. Policia franceze nuk bën me dije kombësinë e të plagosurve, por ata janë të moshës 34, 31 dhe 21 vjeç, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Mercyt, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve policore, për ngjarjen e rëndë, ku pasur rreth 10 të shtëna me armë, është arritur të vihet në pranga një 39-vjeçar shqiptar nën akuzat “tentativë vrasje”, “armëmbajtje pa leje të kategorisë B” dhe “dhunë e rëndë”.

Të nesërmen e ngjarjes, mësohet se kafeneja dhe snack bari i të dyshuarit, janë goditur rreth 20 herë me armatim të rëndë të llojit kallashnikov.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb