Ish-kapiteni i Real Madrid, Iker Csillias, thotë se pret që Cristiano Ronaldo të qëndrojë te Real Madrid edhe për disa vite të ardhshme. Spanjolli gjithashtu në një intervistë të fundit ka deklaruar se portugezin nuk do ndërronte me asnjë lojtar, edhe nëse ai do ishte Neymar.

Ronaldo e vendosi në dyshim të ardhmen e tij të shtunën pas fitores së “Champions League” kundër Liverpool, duke folur në kohën e shkuar për Real Madrid. Megjithatë burime të ndryshme i thanë “ESPN” se fituesi i 5 herë “Topit të Artë” ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë, do qëndrojë në Madrid apo do të iki në një ekip të ri.

Casillias për gazetën “AS” thotë se ish-shoku i tij i skuadrës është një simbol te Real Madrid dhe duhet të qëndrojë pasi nuk mund të zëvendësohet nga asnjë lojtar.

“Pas shumë gjërave që janë thënë në vite ai gjithmonë ka qëndruar. Ronaldo është njëjtë si Alfredo Di Stefano i cili ishte simbol në Madrid. E njoh atë dhe ai është shumë konkurrues. Nuk do e ndryshoja atë me asnjë, as me Neymar. Për mua Cristiano është Real Madrid,”-përfundoi Casillias.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb