Nga Spanja vjen një lajm i bujshëm, një shkëmbim i mundshëm sulmuesit ndërmjet Inter dhe Barcelonës. Sipas të përditshmes ‘Sport”: Luuk De Jong do të transferohet në Milano ndërsa Alexis Sanchez në Barcelonë, një lëvizje që pritet të vihet në jetë gjatë merkatos së janarit. Gjithnjë sipas “Sport”, mjafton vetëm aprovimi i Xavi për të mbyllur këtë negociatë.

Sanchez
Sanchez

Pavarësisht fjalëve të ëmbla që Inzaghi tha për Sanchez pas ndeshjes kundër Cagliari, ku sulmuesi kilian realizoi një gol shumë të bukur, trajneri i Inter ka dhënë pëlqimin e tij për një lëvizje të tillë. Ky lajm, jo i pritshëm, vjen pasi Barcelona kërkon të lirohet nga sulmuesi holandez i cili ka karakteristika që nuk i pëlqejnë trajnerin Xavi ndërsa Inzaghi do të kishte në Milano zëvendësuesin ideal të Edin Dzeko.

487994699.0
487994699.0

Në Barcelonë, Sanchez do të gjente mikun e tij Xavi me të cilin ka marrë pjesë në shumë beteja, në tre sezone me fanellën e Barcelonës, Sanchez ka shënuar 47 gola dhe ka dhuruar 35 asiste.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb