Me tone të ashpra foli në parlament kryetarja e komisionit të medias Fatjona Dhimtri, ndërsa akuzoi kreun e Akademisë së Shkencave për abuzime me qëllim përfitimet vetjake e korrupsion. Në fjalën e saj Dhimtri kërkoi nga drejtësia të hetojë, pasi në Akademi shkenca është vënë në shërbim të udhëheqjes politike.

“Edhe në shkresën drejtuar kuvendit të Shqipëria nuk ka një relacion mbështetës lidhur me shpenzimet që janë bërë dikur në Akademinë e Shkencave. Ashtu sikundër pretendohet që struktura, organika nuk prodhojnë kosto shtesë në buxhetin e shtetit. Po si mundet këta zotërinj që ulen sot në kolltukun e akademikut të mos respektojnë ligjin që aq shumë e propaganduan për të dhënë kontrollin absolute mbi mendimin shkencor.

Si mund të pohojnë sot që struktura,organika niveli I pagave të propozuara nuk prodhojnë pozicione të tepërta kur është vetë kryesia e akademisë që shpërndan para për komisione vetëm për pjesëmarrje në mbledhje. Në cilin ligj bazohet kjo akademi për pagesën e dhjetëra anëtarëve të komisioneve për të marrë pjesë në mbledhje. Kush mban përgjegjësi për miliona lekë të shpenzuara buxhetit të shtetit. Në cilin ligj bazohet kjo akademi kur paguan anëtaë të kërkim studimit të marrë në punë pa konkurs.

Cili është sistemi që kjo akademi aplikon për pagat. Krijon mundësi për korrupsion me faljen e botimeve, funksionojnë pa koordinim me universitetet duke gllabëruar kompetencat në mënyrë ekskluzive për të shkuar më tej me mendime të marra hua që I bëjnë fakte të kryera dhe I quajnë shkencore. Si mund të heshtë politika sot dhe drejtësia për abuzimet që ndodhin sot në akademinë e shkencave. Aty shkenca vihet në shërbim të udhëheqjes politike e transformohet në cerdhe abuzimesh për përfitime vetjake” u shpreh Dhimitri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb