Një grup shkencëtarësh amerikanë, të Shoqatës për Zhvillimin e Shkencës (AAAS) kanë paralajmëruar publikun për rëndësinë e përfshirjes në legjislacion të cigareve elektronike dhe produkteve më pak të dëmshme të duhanit, në vend të ndalimit të tyre. Sipas tyre, kjo kërkesë bëhet me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së shëndetit publik.

Në artikullin e botuar me këtë rast nga Science Magazine, shkencëtarët paralajmërojnë se është e nevojshme të bëhet dallimi midis kornizës ligjore: “Produktet me djegie me përmbajtje nikotine, duhet të kontrollohen ligjërisht më shumë sesa ato që janë më pak të dëmshme dhe që nuk e djegin duhanin”, thuhet në artikull, duke theksuar se ata që e shmangin mundësinë për të bërë ndryshime të tilla “do të dëmtojnë shëndetin publik”.

Duke iu referuar raportit të vitit 2018 të Akademisë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë (NASEM), ky grup autorësh theksoi se provat shkencore të mbledhura në mënyrë sistematike tregojnë se cigaret elektronike, edhe pse nuk janë plotësisht të sigurta, janë një alternativë më pak e dëmshme krahasuar me cigaret tradicionale .

Aktualisht, ekzistojnë dëshmi të forta që kalimi i plotë nga cigaret tradicionale tek ato elektronike zvogëlon ekspozimin e përdoruesve ndaj shumë substancave toksike dhe kancerogjene të cilat gjenerohen nga djegia e cigares. Lidhur me këtë në artikull thuhet se “ndalimi i cigareve elektronike nuk do të kontribuonte në mbrojtjen e shëndetit publik, por do të dëmtonte një trend që mund të përshpejtojë zhdukjen e cigareve klasike, të cilat janë një kategori shumë më e dëmshme“.

Ndër të tjera artikulli sugjeron që Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), duhet të prezantojë një sistem monitorimi për këto produkte ose të kërkojë nga vetë prodhuesit të garantojnë sigurinë dhe cilësinë e alternativave më pak të dëmshme. Deri më tani, kjo është bërë vetëm nga kompania e duhanit Philip Morris.

Philip Morris ka paraqitur një kërkesë në FDA për tregtim dhe marketim të IQOS, pajisje që ngroh duhanin, në prill 2017, të shoqëruar me një dosje të plotë provash shkencore për të mbështetur klasifikimin e IQOS si një produkt duhani më pak të dëmshëm.

IQOS është pajisja e parë në të dy kategoritë, duhan me ngrohje dhe cigare elektronike, që merr autorizimin e FDA për shitje, dy vjet e gjysmë pas paraqitjes së kërkesës. FDA ka vendosur që shitjet e IQOS, me kusht që të kryhen sipas me udhëzimeve të përcaktuara të marketingut, janë në përputhje me mbrojtjen e shëndetit publik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: