PEKIN

Shkencëtarët kinezë po planifikojnë të zgjerojnë vitin e ardhshëm sipërfaqen e zonës së “orizit të detit” si brenda ashtu edhe jashtë vendit, sipas CRI-së.

Yuan Longping, i njohur si “babai i orizit hibrid” të Kinës shprehet se: “Nëse do të miratohen certifikatat, do ta zgjerojmë sipërfaqen e mbjelljes së orizit të detit vitin e ardhshëm. Kemi parë një prirje të mirë këtë vit të orizit që kemi mbjellë në Qingdao, ku prodhimi arriti në mbi 10 tonë për hektar.”

Orizi i detit, ose orizi rezistent ndaj tokës së kripur është projektuar të rritet në lingjer ose në zona të tjera me përmbajtje të lartë kripore, shkruan atsh.

Kina planifikon të nisë prodhimin në sasi të lartë të këtij orizi unik.
Shumë vende si Republika e Kongos dhe Kuvajti nënshkruan marrëveshjen me Kinën për ta prezantuar këtë bimë në vendet e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb