Kanceri nuk i përket vetëm kohës moderne. Edhe pse mendojmë se ai është pasojë e zakoneve të këqija, fatit të keq apo jetëgjatësisë, hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se sëmundja ekzistonte tek paraardhësit e njeriut më shumë se 1 milion vjet më parë.

CNN në një artikull shkruan se studiuesit kanë gjetur gjurmë të kancerit në kockën e këmbës dhe të shpinës nga dy specie të lashta të njeriut në Afrikën e Jugut.

Kocka e këmbës është e vjetër gati 1.7 milionë vjet, ndërsa rruaza i përket 2 milionë vjetëve më parë.

Sa për krahasim, përpara këtyre gjetjeve, zbulimi më i vjetër i tumorit në qeniet njerëzore ka qenë 120 mijë vjet më parë. Është një diferencë shumë e madhe që e zgjeron edhe më shumë kohështrirjen e kësaj sëmundjeje.

Zbulimi është bërë një grup hulumtuesish shkencorë nga Universiteti i Institutit të Studimeve Evolucionare Witwatersrand dhe Qendra e Afrikës së Jugut.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: