Më shumë se 2000 antilopa kanë ngordhur në Mongoli, për shkak të një sëmundjeje që tashmë po kërcënon të gjithë racën njerëzore.

Shkencëtarët e Wildlife Conservation Society WCS (Shoqata e Mbrojtjes së jetës së egër), të cilët punojnë në fushat e prekura të Mongolisë perëndimore, thonë se sëmundja i ka patur bazat tek gjedhët. Ky është një virus i njohur si PPP ose Peste des Petits Ruminants.

Një veterinere e WCS, Dr.Enkhtuvshin Shiilegdamba ka thënë për “BBC News” se më shumë se 1500 antilopa janë gjetur të ngordhura, ndërsa trupat e dekompozuar të kafshëve janë djegur për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.

Hulumtuesit e kanë përshkruar shpejtësinë e përhapjes së sëmundjes si “alarmante”.

“Rasti i parë i PPP u konfirmua më 2 janar të këtij viti”, tha Dr.Shiilegdamba për “BBC”.

Sipas shkencëtarëve, ky është infeksioni i parë vdekjeprurës që ka ndodhur në popullatat e kafshëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: