Ndërkohë që shkencëtarët po mësojnë më shumë rreth koronavirusit të ri, ata po zbulojnë edhe procedura të ndryshme të trajtimit për COVID-19. Shkencëtarët nga Universiteti Monash në Australi zbuluan se ilaçi anti-parazitar “Ivermectin” ishte në gjendje të vriste COVID-19 i rritur në kulturat qelizore në më pak se 48 orë.

Studimi, i botuar në revistën Antiviral Research, deklaroi se Ivermectin ishte në gjendje të vriste virusin në më pak se dy ditë.

Sidoqoftë, autorët vunë në dukje se duhet të ndërmerren më shumë prova për të konstatuar dobinë e tij të vërtetë në luftimin e COVID-19.

Shkencëtarët nuk zbuluan dozën e saktë, por ilaçi konsiderohet kryesisht i sigurt.

‘Në vend që të përqendroheni në trajtime të reja, trajtimet ekzistuese si Ivermectin mund të sjellin parandalimin e Covid-19’, thonë shkencëtarët.

Sidoqoftë, ata paralajmëruan që përdorimi i Ivermectin për të luftuar koronavirusin varet kryesisht nga testimi i mëtejshëm dhe rezultatet që do dalin. Aktualisht kemi të bëjmë vetëm me një studim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb