Omicron si duket nuk do të jetë varianti i fundit i Covid-19. Ekspertët po paralajmërojnë se mund të dalin variante të tjera të Covid-19.

“Sa më shpejt të përhapet Omicron, aq më shumë mundësi ka për mutacion, potencialisht duke çuar në më shumë variante”, tha Leonardo Martinez, një epidemiolog i sëmundjeve infektive në Universitetin e Bostonit.

“Janë infeksionet më të gjata dhe të vazhdueshme që duken të jenë bazat më të mundshme për rritjen e varianteve të reja”, tha Stuart Campbell Ray, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin Johns Hopkins.

Paralajmërimet vijnë pasi nuk ka asnjë garanci që variantet e mëvonshme do të shkaktojnë sëmundje më të lehta ose se vaksinat ekzistuese do të funksionojnë kundër tyre.

Nuk është e qartë se si mund të duken variantet e mëvonshme ose si mund të ndikojnë në pandeminë, paralajmërojnë ekspertët.

Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi se rreziku i vdekjes dhe shtrimeve në spital nga varianti Omicron i Covid-19 është “më i ulët” në krahasim me variantin Delta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoresha e CDC, dr. Rochelle Walensky në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë vuri në dukje se pavarësisht që varianti Omicron i Covid-19 është përhapur me shpejtësi në javët e fundit, normat e shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga ky variant janë “më të ulëta” në krahasim me variantin Delta.

Walensky ndau mesataren e rasteve për 7 ditët e fundit ku ajo tha se numri i rasteve pozitive është rritur me 60 për qind në krahasim me javën e kaluar duke arritur në rreth 240 mijë raste ditore dhe se shtrimet në spital kanë arritur në 9 mijë me një rritje prej 14 për qind.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb