Nё raportin e fundit tё realizuar prej Fondacionit Minderoo, rezultoi se 55 pёr qind e plastikёs njёpёrdorimёshe prodhohet vetёm nga 20 kompani biznesi. Sipas raportit, mё shumё se 130 milionё tonё tё kёsaj plastike u hodhёn, dogjёn apo u groposёn nё landfille tё posaçme raporton Klima News.

Nё Shqipёri, edhe pse industria e riciklimit ёshtё duke u zhvilluar cdo ditё e mё tepёr, ende shfaqen problematika qё lidhen me grumbullimin dhe ndarjen nё burim tё mbetjeve plastike.

Plastika dhe mikroplastika ёshtё pёrgjegjёse pёr sёmundjet e shkaktuara dhe ngordhjen e kafshёve, peshqve, gjitarёve qё jetojnё nё det si dhe shpendёve. Rreth 600 lloje detare nё zinxhirin ushqimor vuajnё pasojat e ndotjes plastike dhe ngordhin, prej gёlltitjes sё plastikёs.

Prania e lartё mikroplastikёs nё zinxhirin ushqimor dhe ekspozimi, qoftё dhe i shkurtёr, shkakton dёme nё procesin e rritjes tek larvat e peshqve thekson Klima News/

Gjithashtu, njё shqetёsim tepёr i madh pёr shkencёtarёt ёshtё ndikimi i plastikёs nё shёndetin e njerёzve, qё ka nisur tё studiohet intensivisht.

Plastika ndikon negativisht nё shёndetin e njerёzve, si p.sh., tek qelizat imunitare tё cilat duke luftuar atё (mikroplastikёn) shkaktojnё inflamacion kronik dhe rrisin mundёsinё pёr lindjen dhe shfaqjen e qelizave kanceroze.

Plastika gjendet nё çdo mjedis tokёsor e detar dhe ende ka kёrkesё tё madhe pёr prodhimin dhe pёrdorimin e saj.

Megjithё pёrfitimet prej pёrdorimit tё plastikёs, si kostoja e ulёt e prodhimit, fillimisht lind nevoja e kufizimit tё pёrdorimit tё saj, deri kur, tё gjendet njё zёvёndёsues.

Kёshtu, pёrkohёsisht, do tё mund tё shmangim ndotjen dhe pasojat e saj nё shёndetin e organizmave tё gjallё, pёrfshirё dhe njeriun.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb