Shkencëtarët nga Universiteti Bath për herë të parë kanë zbuluar lidhjen në mes epilepsisë dhe autizmit.Është zbuluar se si personat e rritur qe vuajnë nga epilepsia kanë më shumë karakteristika të autizmit dhe sindromës Asperger.

Përmes hulumtimeve është vërtetuar se si sulmet epileptike pengojnë funksionin neurologjik i cili ndikon në funksionin social të trurit, çka rezulton me simptomat e autizmit, transmeton Koha.net.
Këto karakteristika përfshijnë dëmtimet në ndërveprimin dhe komunikimin social si edhe interesime të kufizuara dhe të paraqitjes.

Hulumtuesit kanë thënë që këto simptoma mund të jenë serioze, por njëlloj kështu mund të kalojnë pa u vënë re me vite me ndikim të madh në jetën e atyre personave, “Ky hulumtim i ri lidh vështirësitë sociale me deficitin në markerët somatik në tru, çka shpjegon këto karakteristika të të rriturve me epilepsi”, ka thënë dr. SallyAnn Wakeford.

Dr. Wakeford ka zbuluar se si simptomat e sforcuara të autizimit janë të ngjashme me të gjitha llojet e epilepsisë, përveç të epilepsisë së lobit temporal, sepse ilaçet kundër epilepsisë nuk janë efektive në këtë pjesë të trurit.

Në hulumtim kanë marrë pjesë vullnetarët që kanë epilepsi dhe është zbuluar që secili prej tyre ka edhe simptoma të autizmit. Nuk dihet nëse simptomat e autizmit janë shfaqur para ose pas shfaqjes së epilepsisë. Hulumtuesit besojnë që ky zbulim mund të ndihmojë njerëzit me epilepsi të kenë shërim më të madh i cili do të përfshinte edhe trajtimin për shkak të autizmit.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: