Shkencëtari francez fitues i çmimit Nobel Luc Montagnier ka ndezur një polemikë të re duke pretenduar se virusi SARS-CoV-2 erdhi nga një laborator, dhe është rezultat i një përpjekje për të prodhuar një vaksinë kundër virusit të AIDS-it.

Në një intervistë dhënë në kanalin Francez CNews dhe gjatë një podcast nga Pourquoi Docteur, profesori Montagnier i cili bashkë-zbuloi HIV-in (Human Imunodeficiency Virus) pretendoi praninë e elementeve të HIV-it në gjenin e koronavirusit dhe madje edhe elementë të “mikrobit të malaries”janë shumë të dyshuar, sipas një raporti në Asia Times.

“Laboratori i qytetit të Wuhan është specializuar në këto koronaviruse që nga fillimi i viteve 2000. Ata kanë ekspertizë në këtë fushë”, u citua të thoshte ai.
Teoria se virusi Covid-19 e ka origjinën në laborator po bën xhiro prej pak kohësh.
Presidenti amerikan Donald Trump javën e kaluar pranoi raportin e Fox News se koronavirusi mund të ketë rrjedhur aksidentalisht nga një praktikant që punon në Institutin e Virologjisë të Wuhanit në Kinë.
Fox News, në një raport ekskluziv, bazuar në burime pa emër ka pohuar se megjithëse virusi është një dëmtim që ndodh në mënyrë natyrale te lakuriqët e natës dhe jo një armë biologjike, ishte duke u studiuar në laboratorin në Wuhan.

Transmetimi fillestar i virusit ishte nga njeriu në njeri, tha kanali i lajmeve, duke shtuar se “pacienti zero” punonte në laborator. Punonjësi i laboratorit u infektua aksidentalisht përpara përhapjes së sëmundjes midis njerëzve të thjeshtë jashtë laboratorit në qytetin e Wuhan.

Profesor Montagnier ka fituar çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 2008 për identifikimin e virusit të SIDA-s, me kolegun e tij, profesorin Franeoise Barre-Sinoussi.
Pretendimi i tij i ri për koronavirusin, gjithsesi mori kritika nga shkencëtarët, përfshirë kolegët e tij.

“Vetëm në rast se ju nuk e dini. Dr Montagnier ka lëvizur jashtëzakonisht shpejt në vitet e fundit. Nga mbrojta e pabazë e homeopatisë deri tek shndërrimi në antivaksinë. Çfarëdo që ai të thotë, thjesht mos e besoni atë”, shkroi në “Twitter” Juan Carlos Gabaldon, një tjetër shkencëtar.

Washington Post shkroi se dy vjet më parë, zyrtarët e ambasadës amerikane në Kinë ngritën shqetësime në lidhje me biosigurinë e pamjaftueshme në Institutin e Virologjisë Wuhan të qeverisë kineze, ku studiohen viruset vdekjeprurëse dhe sëmundjet infektive.

Megjithëse instituti, i vendosur mjaft afër tregut tw Wuhan, është laboratori i parë i Kinës për biosigurinë IV, Departamenti Amerikan i Shtetit kishte paralajmëruar në vitin 2018 për “mungesë serioze të teknikëve dhe hetuesve të trajnuar siç duhet, të nevojshëm për të operuar me siguri këtë laborator me përmbajtje të lartë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb