Ky antioksidant është thelbësor për shëndetin e mirë të të gjithë organizmit

Resveratroli është “eliksiri i jetës”, siç u quajt nga David Sinclair, një shkencëtar nga Universiteti i Harvardit, i cili e zbuloi atë, për shkak të vetive jashtëzakonisht të vlefshme të kësaj substance.

Resveratroli është një antioksidant dhe ka veti të shumta shëruese: mbron zemrën dhe enët e gjakut, ul kolesterinën, ka një efekt antiinflamator, është i rëndësishëm në luftën kundër mbipeshës, diabetit të tipit 2, ndalon plakjen, zvogëlon dhimbjen e muskujve, nëse merret menjëherë pas treningut.

Resveratroli është fitoaleksinë, pra i përket substancave antimikrobike që sintetizohen nga bimët kur sulmohen nga patogjenë si bakteret dhe kërpudhat.

Fitoaleksinat veprojnë si toksina në patogjenë. Ato grumbullohen shumë shpejt në zonën e infeksionit patogjen.

Një studim i bërë në University os Texas Health Science Center San Antonio, ka treguar se resveratroli mund të jetë i dobishëm për të djegur yndyrat e tepërta duke parandaluar mbipeshën.

Kjo substancë stimulon një grup proteinash që quhen sirtuine, të cilat marrin pjesë në shumë aktivitete të organizmit, si psh në metabolizëm, infeksionet, formimin e tumoreve, riparimin e ADN-së dhe sekrecionin e insulinës.

Që resveratroli të japë efektet e dëshiruara, duhet që të ndiqet një diete me kalori të moderuara.

Në këto ushqime ka me bollëk:

Resveratroli është më i pranishëm në rrushin e zi sesa në rrushin e bardhë, gjithashtu sasi të mjaftueshme ka edhe pluhuri i kakaos dhe çokollata e zezë.

Vera përmban sasitë më të larta të resveratrolit krahasuar me produktet e tjera natyrore, dhe vera e kuqe është më e pasur me këtë përbërje sesa vera e bardhë pasi fermentimi gjatë procesit teknologjik të prodhimit zgjat më shumë te vera e kuqe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb