Nuk ka vonuar shumë dhe Shkëndija e Tetovës ka zgjedhur trajnerin e ri. Pas shkarkimit të tiranasit Ernest Gjoka, vendin e tij do ta zërë tekniku boshnjak Bruno Akrapoviç.

Ai është një emër i njohur pasi ka drejtuar edhe më parë skuadrën tetovarë. Akrapovic ishte në krye të kuqezinjve edhe 5 vjet më parë. Boshnjaku do të nisë menjëherë nga puna, për të bërë skuadrën gati për sezonin e ri.

Shkëndija u shpall kampione në sezonin e fundit në Maqedoninë e Veriut, titulli katërt për ekipin kuqezi, por në aventurën evropiane dështoi, ku humbi të katër ndeshje, pësoi 9 gola dhe nuk shënoi asnjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb