Shkëndija e Tetovës ka fituar takimin e parë të turit të tretë të Ligës së Europës ndaj Mllada Boleslav, duke qenë tanimë vetëm një hap larg kalimit në fazën play-off të turneut.

Në takimin e luajtur në Shkup, para një tifozerie të zjarrtë, tetovarët kanë shpërdoruar disa raste para portës së skuadrës çeke. Ekipi vendas mori një ndihmesë më shumë në fillimin e pjesës së dytë, kur Hulka u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë miqtë me një futbollist më pak në fushën e lojës.

Dominimi i skuadrës tetovare u konkretizua në minutën e 70-të të sfidës, kur braziliani Junior më në fund arriti të dërgonte topin pas krahëve të portierit Divish. 6 minuta më vonë, ishte Hasani ai që dyfishoi shifrat, duke vulosur rezultatin 2-0 që i jep një avantazh të rëndësishëm skuadrës së Shkëndisë së Tetovës për ndeshjen e kthimit./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: