TIRANË- Një banesë është djegur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porcelanit, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi 3 anëtarët e familjes janë evakuuar nga banesa në kohë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 automjete të forcave zjarrfikëse, të cilat kanë izoluar flakët. Nuk dihen ende shkaqet zyrtarisht, por dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: