Madridi u përfshi këtë verë nga një revolucion, efektet e të cilit nuk ishin ato që priteshin. Reali jo vetëm që nuk u përforcua por ka humbur akoma më shumë nga shkëlqimi i një klubi që në vitet e fundit dominoi europën. Presidenti Perez kërkon të çoj deri në fund këtë transformim të ekipit por fillimisht i duhet të shes për të ndërhyrë sërish në merkato. Perez dhe drejtuesit e klubit i kanë idetë të qarta, dy janë objektivat kryesor, Pogba dhe Mbappe.

France V Croatia 2018 Fifa World Cup Russia Final
France V Croatia 2018 Fifa World Cup Russia Final

Përpara se të hidhen në sulm, në shtëpinë e madrilenëve duhet ti japin një zgjidhje përfundimtare çështjes Bale. Sulmuesi uellsian ishte me një këmbë larg Madridit këtë verë, u fol për një kalim të sigurt në Kinë, por në fund vendosi të qëndroj. Bale fitoi minuta në formacionin e Zidane por impakti i tij nuk është ai që të Zidane apo dhe vetë Bale priste.

Skysports Gareth Bale Zinedine Zidane 4725729
Skysports Gareth Bale Zinedine Zidane 4725729

Raporti i tij me drejtuesit e klubit, mbi të gjitha me trajnerin Zidane, është minimal, për këtë arsye, në ditët e fundit, drejtuesit e klubit kanë vendosur të nxjerrin në shitje sulmuesin. E përditshmja spanjolle “AS” është e sigurt në këtë pjesë, Bale do të largohet nga Reali, madje do të tentohet të shitet që në merkaton e janarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb