Shkëputja e një pjese suvatimi nga njeri prej pallateve të bllokut të 5-katsheve në hyrje të qytetit të Pukës për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një qytetari. Mësohet se 40-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë si pasojë e shkëputjes së suvatimit nga pallati.

Ngritja e temperaturave dhe shkrirja e akullit që kishte mbuluar dhe fasadat ka sjellë rënien e një pjesë suvatimi edhe në pallatet e tjera të kësaj lagjeje.

Fasadat e bllokut të pesë katsheve në hyrje të Pukës janë lagja e vetme që nuk është ndërhyrë për rikonstruksionin. Banorët e zonës thonë se ndihen të kërcënuar nga kjo situatë problematike në lagjen e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb