Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Marmolada, në Alpet veriore italiane, ku një akullnajë u shkëput dhe mori para disa turistë, 5 persona vijojnë ende të rezultojnë të zhdukur.

Deri më tani janë gjetur 7 persona të pajetë, 4 prej të cilëve janë identifikuar.

Viktima e fundit e identifikuar është një person me banim në Trentino. Mediat italiane raportojnë se tetë persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve ka lënë spitalin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: