Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka reaguar lidhur me videon e publikuar nga BalkanWeb, ku në koncertin e rreperit Rigels Rajku, të njohur gjerësisht si Noizy u shkëput për disa momente energjia elektrike.

Sipas OSHEE, problemi ka qenë i brendshëm dhe i menaxhueshëm nga organizatorët e koncertit, pasi nuk ka asnjë problem me fiderat dhe kabinat e tensionit që operatori ka nën survejim, pranë Sheshit “Nënë Tereza”.

Njoftimi i OSHEE:

Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga pajisjet brenda regjisë, të cilat menaxhohet nga organizatorët.

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës, e cila menaxhohej nga organizatorët privatë.

Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik.

Faleminderit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb