Maestro Zhani Ciko, ish-drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit tregohet i hapur për nevojën e një diskutimi mbi ndërrimin e modelit të financimit dhe menaxhimit të Operas. Megjithatë, ai flet për detaje ligjore që do të siguronin të ardhmen e instititucionit të vetëm kombëtar të ketij zhanri.

Zhani Ciko, ish- drejtor i Operas thote se ne situaten e krijuar, mund te shihet edhe nej mundesi e nderrimit te financimit. “Duhet studim i domosdoshmërisë që ka Opera për fonde mbi bazën e buxhetit total pavarësisht se kush e sponsorizon,. Ketu duhet të rrahë propozimi lakonik dhe i buzëqeshur i ministres. Varianti kërkon diskutime e ballafaqim të mendimeve, rolin që do të ketë aspektin legjislativ e financiar”.

Duke përmendur modelet e operave tërësisht private në SHBA, atyre me fondacion, atyre të bashkive apo atyre tërësisht shteterore, një prej njohesve më të mirë të institucionit të operas dhe vetë zhanrit, nuk e imagjinon një ndarje tërësore te Operas nga shteti.
“Nuk mund te kete tek ne nje kalim, se nuk flitet PPP te operas, është çështje e ruajtjes se destinacionit të teatrit. Kjo e dallon me eksperimentet e tjera që janë propozuar. Unë nuk mund ta imagjinoj të shkëputur tërësisht te shkëputur nga kontributi publik”
Ai sheh edhe anën e mirë të modelit të ndërrimit të modelit të financimit, duke mos dashur të etikohet si mbështetës, ai jep edhe disa këshilla për mënyrën se si mund të ishte funksional një model i ri.
“Ndërrimi i modelit është një fakt që mund të sjellë të mria nëse bëhet mirë dhe zbatohet mirë. Në një farë mënyrë kjo e depoliziton institucion institucionin. Pos sponsorizimeve duhet parë edhe çështja e statusir të artistit”

Ciko beson që nëse në procesin e diskutimit përjashtohen ata që kanë konflikt interesi ose trafik inlfuence, një rimodelim do të sillte më shumë premiera e vlerësim për një nga institucionet më kyçe të artit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb