Një ministre në Tanzani është përzënë nga Parlamenti pasi kishte veshur pantalluna që u konsideruan “shumë të ngushta”.

Condester Sichëale u largua nga seanca pasi Hussein Amar, një deputet nga partia e saj, u ankua për veshjen e ministres: “Kodi i veshjes është shumë i qartë, por ka motra këtu që nuk vijnë të veshura modestisht. Deputetja në krahun tim të djathtë për shembull. Me bluzën është në rregull, por pantallonat i ka të ngushta. Parlamenti është pasqyrë e shoqërisë dhe këtu kemi disa motra që janë ligjvënëse dhe që vishen çuditshëm. Çfarë po i tregojnë ato shoqërisë sonë”?

Kreu i Parlamentit i tha ministres: “Shko, vishu mirë dhe kthehu prapë”.

Tan1
Tan1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb