SHKODER- Nga Specialistët e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau-Dejës, Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Pal Pepaj, 37 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re Shkodër dhe Lazër Lumi, 52 vjeç banues në fshatin Vilë Shkodër.

Këto dy shtetas u arrestuan sepse në fshatin Vilë Shkodër, në banesën e shtetasit Lazër Lumi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• 1 (një) armë zjarrit pushkë model 63
•1 (një) krehër me dy fishekë.

Gjithashtu në afërsi të banesës u gjetën dhe u sekuestruan 1050 kubikë të dyshuar si bimë të cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale: “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ” Kuptimi i bashkëpunimit”,Parashikuar nga Nenet 278/4 & 284 e 25 të Kodit Penal. (foto ilustruese)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb