SHKODER- Ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, ka folur sot nga Shkodra për reformën në drejtësi. Duke u ndalur në rëndësinë e kësaj reforme për procesin e integrimit të vendit, ambasadori Cutillo theksoi se duhet të ecet përpara me këtë proces.

“Reforma në drejtësi e rëndësishme për Shqipërinë. Çdo vend të kërkon të jetë në BE, i duhen reformat”, u shpreh Cutillo.

Këto deklarata, ambasadori italian i ka bërë në ditën e festës së Italisë, të organizuar ditën e sotme në Shkodër.

Ambasadori Cutillo theksoi se “BE nuk është e plotësuar pa Shqipërinë dhe Ballkanin”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: