SHKODËR – Një punonjës policie është arrestuar në qytetin e Shkodrës pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. 46-vjeçari Besnik Gurishta, punonjës policie në Stacionin e Policisë Kufitare PKK Muriqan u kap në flagrancë në degëzimin e rrugës së fshatit Velinaj në segmentin rrugor Shkodër – Murriqan.

Gurishta, gjatë kohës që drejtonte mjetin tip Mercedes Benz me targë AA979GN, u përplas me një mjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale pasditen e 4 dhjetorit, njofton policia.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se Gurishta kishte përdorur pije alkolike në masën 0.97 mg/l–1.04 mg/l.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb