SHKODER- Policia e Shkodrës ka zhvilluar sot një aksion të gjerë për gjetjen dhe asgjësimin e bimëve narkotike në këtë qark.

Sipas një njoftimi të Policisë, në malin e fshatit Benë, në Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar 41 parcela me 3281 rrënjë kanabis sativa.

Gjithashtu, në fshatin Drishtë, u gjetën dhe u asgjësuan 520 rrënjë kanabisi. Policia po vijon kërkimet për kultivuesit, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: