(foto ilustruese) SHKODËR- Banorët e Nënshkodrës që u përmbytën në vitin 2011-të kanë dalë në protestë për t’i kërkuar qeverisë dëmshpërblim.

Mësohet se banorët kanë bllokuar sot rrugën Shkodër-Tiranë dhe paralajmërojnë të protestojnë çdo të shtunë, derisa të marrin paratë e dëmshpërblimit.

“Kërkojmë që qeveria të mbajë premtimet”, thonë banorët.

Banorët shprehen se nuk do të paguajnë detyrimet ndaj OSHEE, derisa të marrin dëmshpërblim. “Po presim përgjigje nga kryeministri Rama”, thonë ata.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: