SHKODËR- Banorët e fshatit Oblikë në Shkodër, kanë dalë sot në protestë për mungesën e ujit të pijshëm. Janë rreth 120 familje në këtë fshat që vuajnë mungesën e ujit.

Ata kanë deklaruar se prej dy javësh nuk furnizohen me ujë, ndërsa kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat nëse nuk zgjidhet ky problem, madje deri në bojkotim të zgjedhjeve.

“Nëse nuk zgjidhet ky problem dhe nuk vjen uji ne do të bllokojmë rrugën nacionale. Do të bojkotojmë zgjedhjet”, kanë deklaruar protestuesit. Sipas tyre shkak për mungesën e ujit është djegia e pompave, ndërsa kanë deklaruar se i paguajnë rregullisht faturat.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: