SHKODER

Ndonëse degët e mësuesisë janë shpallur prioritet kombëtar nga Ministria e Arsimit, vit pas viti numri i maturantëve që zgjedhin të studiojnë në këto degë është gjithnjë në rënie.

Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në raundin e parë të regjistrimeve në degën Gjuhë shqipe dhe Letërsi janë regjistruar vetëm 3 maturantë, në degën e Fizikës 1 maturant, ndërsa në degën e Historisë nuk rezulton asnjë i regjistruar.

Rektori i këtij universiteti, Tonin Gjuraj bën me dije se në total në gjithë Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Shkodër janë vetëm 12 maturantë të regjistruar, ndërsa thekson se të paktën për këtë vit akademik nuk do të ketë mbyllje të degëve të studimit.

Nga ana tjetër, Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” thekson nevojën e reformimit të këtyre degëve. Sipas regjistrimeve paraprake në këtë universitet, degët më të kërkuara nga maturantët janë ato të ekonomisë, drejtësisë dhe të mjekësisë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb