SHKODËR – Dha 5000 euro për të liruar të shoqin nga burgu, por duket se avokati i përvetësoi pa e arritur qëllimin dhe burri i mbeti në burg. Për këtë arsye, një 28-vjeçare nga Velipoja ka kallëzuar në Polici, avokatin Ndrek Ruka, ndaj të cilit tashmë ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

Policia e Shkodrës njoftoi sot se ka nisur që dje procedimin penal në gjendje të lirë për 49-vjeçarin Ndrek Ruka, banues në Shkodër e me detyrë avokat, pasi është kallëzuar nga shtetasja S.N, 28 vjeçe, banuese në Velipojë, me pretendimin se i ka dhënë 5000 euro për t’i liruar burrin nga burgu, 34-vjeçarin P.N.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb