SHKODER- Një peshkatar ka gjetur vdekjen pasi është mbytur në Lumin Buna. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme tek “Ura e vjetër e Bunës”.

Viktima është një banor nga Shkodra, rreth 65 vjeç, ndërsa ende nuk është mësuar identiteti i tij. Mësohet se personi, i cili humbi jetën ka qenë duke nxjerrë grepat e peshkimit nga lumi, ndërsa është përfshirë nga rrjedha e Bunës.

Trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi, ndërsa policia ka nisur hetimet.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: