SHKODER- Drejtori i agjensisë kombëtare të duhanit në ministrinë e Bujqësisë Gentian Selami gjatë një takimi informues me administratorët e njësive vendore në Shkodër, beri të ditur se tashmë fermerëve do t’u mundësohet tregu i sigurt, ku do të orientohen nga 4 kompani të interesuara për duhanin e kultivuar prej tyre.

Gentian Selami, Drejtor i Agjensisë Kombëtare të Duhanit tha se, fermerëve nuk do u ngelet duhani pa u shitur. Fermerët do lidhin kontratën me firmat grumbulluese të cilat marrin përsipër të sigurojnë farë dhe lehtësirat e tjera”. Sipas tij, kostoja e fermerit në këtë rast ulet dhe prodhimet në fund të vitin e kanë të shitur.

Përfitimet e fermerëve do të jenë disa, thotë Selami, i cili shton se duhet edhe të pajisen me NIPT.

Vitin e shkuar aksionet kundër informalitetit dhe evazionit fiskal sollën vetëm në Shkoder sekuestrimin e qindra kilogramëve duhan të përpunuar, ndërsa fermerët protestuan kundër kësaj nisme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: