Një 20- vjeçar dhe dy të mitur janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi i vodhën çantën me para dhe sende personale një klienti në një berberhane.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash”, ndërsa kallëzimi është bërë nga pronari i berberhanes, i cili ka deklaruar se 3 persona i kishin vjedhur çantën me para dhe sende personale një klienti të tij.

Blutë  po vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Njoftim:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të pronarit të një berberhane, se në subjektin e tij, 3 shtetas kishin vjedhur çantën me para dhe sende personale të një klienti, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Door”, identifikuan dhe vunë në pranga autorët e dyshuar të rastit.

Konkretisht, u arrestuan shtetasi K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb