SHKODËR- Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve e Narkotikëve ne DVP Shkodër, në kuadër të hetimit, dhe dokumentimit ligjor të veprën penale të “Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim, kanë finalizuar operacionin policor të koduar ” STOP”, ku si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale një-javore bënë të mundur arrestimin në flagrancë të një shtetasi si dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

Bëhet fjalë për Kushtrim Brahajn, 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit R.M (ku për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i plotë i tij). Nga hetimet e kryera ka rezultuar se më datë 23.07.2016 në një pjesë të pyllëzuar të malit të quajtur ‘Kolaj’, në afërsi të urës ‘Gjolulit’ në Shkodër u gjetën të fshehur 19 shtetas afganë, të cilët përmes ndihmës nga 2 shtetasit e lartpërmendur nga Tirana në drejtim të Shkodrës po përgatiteshin për të kaluar kufirin në drejtim të Malit të Zi.

Nga shërbimet policore te DVP Shkodër, shtetasve Afganë ju është dhënë ndihmë mjekësore, psikologjike dhe ushqimore dhe po zbatohen të gjitha proçedurat ligjore përmes Zyrës Emigracionit pranë DRKM – Shkodër për riatdhesimin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprën penale, “Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: