Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në lumin e Bunës. Mësohet se një maroken është mbytur në vendin e quajtur ‘Darragjat’.

Po ashtu bëhet e ditur se marokeni i mbytur është me dokumente franceze.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

“Me datë 29.05.2020, rreth orës 15.40 është marrë njoftim se në fshatin Darragjat, Shkodër, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në Lumin Buna, shtetasi R. M. 35 vjeç, nga Maroku.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë të cilat po bëjnë kërkime sëbashku me banorët e zonës për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga lumi Buna.”, thuhet ne njoftimin e policise.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb