SHKODER– Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në hyrje të qytetit të Shkodrës, teksa dy persona që lëviznin me një motor janë përplasur me një shtyllë.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit, gjë që ka sjellë si pasojë përplasjen e motorit me shtyllën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa dy të aksidentuarit L.G, 29 vjeë, dhe S.M, 20 vjeç, të dy nga Shkodra, janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: