SHKODER– Tentativa e 21 klandestinëve për të kaluar nga Shqipëria drejt Malit të Zi ka dështuar ditën e sotme. Emigrantët e paligjshëm janë ndaluar nga policia në rrugën Tiranë-Shkodër, teksa po transportoheshin me një furgon tip “Iveco”.

Ndërkaq, në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, Kastriot Guraj, i cili po bënte transportimin e klandestinëve drejt kufirit me Malin e Zi.

Policia po punon për hetimin e plotë të kësaj ngjarje, dhe për personat e tjerë të përfshirë në rrjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb