SHKODER – Një 80-vjeçar ka mbërritur i pajetë, pasditen e sotme në spitalin Shkodrës, ndërsa mjekët kanë konstatuar se ai kishte në trup plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Momentalisht nuk është konfirmuar ende nëse 80-vjeçari Martin Stragu, nga fshati Grudë, është vrarë nga dikush, apo ka qëlluar vetën me armë zjarri.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në vendngjarje është gjetur një armë zjarri e mbushur, tip kallashnikov.

“Me datë 30.01.2016, rreth orës 18.00, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është sjellë i vdekur nga të afërmit e tij shtetasi: Martin Kola « Stragu » rreth 80 vjeç, me banim në fshatin Grude  e Re njësia aministrative Rrethina bashkia Shkodër. Dyshohet se viktima është vetëvrarë. Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri e mbushur të tipit “Kallashnikov”. Po punohet për sqaruar rrethanet e ngjarjes.  Në vendngjarje është dërguar grupi hetimor i cili po kryen veprimet.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se djali i 70-vjeçarit është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet të jetë autor i tre vrasjeve. Për këtë arsye, policia po heton nëse vdekja e 70-vjeçarit mund të ketë lidhje me hakmarrjen.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: