SHKODER – Radhët e gjata të qytetarëve që duan të paguajnë faturat e energjisë kanë shkaktuar debate të forta mes Prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani dhe drejtorit të OSHEE për këtë qytet, Gledis Celiku. Prefekti ka kërkuar të shtyhet përtej 28 shkurtit afati i përfitimit nga ulja e kamatëvonesave dhe që OSHEE të marrë masa për të shmangur radhët.
“Janë shqetësimet e qytetit, nuk du me i pa në televizor njerëzit tu u rrah tu u sha, duan në mënyrë normale me pagu paret.”- deklaroi prefekti Radovani.
Në këtë mbledhje të thirrur nga Prefekti, ku ishin të pranishëm kryetarë të disa komunave, ka patur debate edhe për mënyrën si do të ekzekutohet vendimi i qeverisë që familjet e përmbytura që nuk kanë marrë dëmshpërblimin, por që ky fond do tu përdoret për tu shlyer detyrimet ndaj OSHEE-së.
“Duke patur parasysh kapacitetet që kemi, si në burime njerëzore ashtu edhe në zyra, besoj se është i nevojshëm një bashkëpunim me komunat dhe kryetarët e komunave.”- u shpreh drejtori i OSHEE në Shkodër, Gledis Celiku.
U ra dakord që për të zbatuar këtë vendim të qeverisë, pranë çdo komune që ka familje të përmbytura, OSHEE-së t’i vihen në dispozicion zyra dhe njerëz.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb