SHKODER

Një qendër e re rezidenciale e modelit shtëpi-familje, e dedikuar për të rinjtë 16-18 vjeç pa kujdes prindëror u hap për herë të parë në Shkodër.

“Vëmendja jonë është te ofrimi i shërbimeve dhe përkujdesit maksimal për fëmijët e qendrave tona sociale por ishte koha për të ndërmarrë politika të reja sociale, për të sjellë shërbime të reja alternative në përgjigjje të nevojës për transformimin e institucioneve të përkujdesit, me synim ofrimin e shërbimeve sa më afër tipologjisë shtëpi – familje”, tha Manastirliu, e pranishme nw ceremoni.

“Shtëpia që sot po e inagurojmë me 10 banorët e parë, por në vijim do të mirëpresë të gjithë të rinjtë e shtëpive të tjera të fëmijëve në gjithë vendin, pasi të mbushin moshën 16 vjeç, ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për edukimin, zhvillimin e aftësive dhe përgatitjen e të rinjve pa kujdes prindëror drejt nje jetese të pavarur”, tha Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb