Nga ELIONA KODRA*

SHKODËR – Punonjësit e sigurisë së spitalit rajonal Shkodër, prej 10 muajsh nuk janë paguar. Shkak për këtë duket se është bërë marrja e tenderit në Ministrinë e Shëndetësisë nga një tjetër firme private.

20 punonjësit e sigurisë i kanë humbur shpresat se mund t’i marrin këto paga, sidomos tani në prag të Vitit të Ri, ndaj ata bëjnë apel tashmë nëpërmjet “News24” që të zgjidhet situata e tyre, pasi jetesa është bërë shumë e vështirë për ta, duke patur parasysh faktin se jane kryefamiljarë dhe të vetmit persona që punojnë në familjet e tyre.

Burime pranë spitalit bënë të ditur për “Neës24” se i gjithë ky ngërç është krijuar pas marrjes së tenderit nga një kompani tjetër private. Të njejtat burime bënë të ditur se pronari i firmës aktuale ka hapur një proces gjyqësor, pasi e ka quajtur të padrejtë humbjen e tenderit.

Nuk ka asnjë afat se kur këta punonjës mund të marrin rrogat e tyre të prapambetura, pasi pritet fjala e fundit e gjykatës nëse do t’i japë të drejtë kompanisë së tyre.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb