SHKODER – Policia e Shkodrës sekuestroi gjashtë mina me telekomandë dhe vuri në pranga 3 persona, në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se përveç minave me telekomandë, është sekuestruar edhe një arsenal armësh.

Të arrestuarit janë Flamur Bega, Ilmi Isufaj dhe Shkëlzen Metaliaj, të cilët sipas Policisë merreshin me shitje armësh dhe lënde plasëse.

Momentalisht nuk bëhen të ditura detaje të tjera rreth operacionit të policisë së Shkodrës, por mësohet se përveç 3 shtetasve të ndaluar po hetohen edhe persona të tjerë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: