SHKODËR-Një i ri është aksidentuar në malin e Taraboshit, ndërsa ndodhet i bllokuar në vendin e aksidentit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Sipas të dhënave paraprake, 20-vjeçari Ludion Duhani nga Shkodra, ka mbetur i plagosur teksa ngjiste malin, kur për pasojë disa gurë janë shembur. Burime policore bëjnë me dije se i riu kishte shkuar së bashku me bashkëmoshatarët e tij në mal. Bëhet e ditur se Duhani ka marrë fraktura në këmbë.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen forca policore si dhe autoambulancat me stafin mjekësor, por terreni i vështirë pengon që të riut ti jepet ndihma.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: