SHKODËR

Studentët sot kanë hyrë në ditën e 8-të të protestës duke u shprehur të bindur se nuk do të hyjnë në dialog me qeverinë pa miratuar më parë shqetësimet e tyre me 8 pika.

Pas Tiranës, Gjirokastrës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Vlorës, sot në protestë kanë dalë edhe studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, të cilët kanë kërkuar që protestës t’iu bashkohen edhe gjimnazistët e metropolit verior.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se një pjesë e studentëve janë nisur drejt Tiranës për t’u bashkuar me bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa një pjesë tjetër vijon të qëndrojë në rrugë.

Ndërkohë mësohet se gjimnazistët e Shkodrës janë kërcënuar nga mësuesit dhe për këtë studentët e “Luigj Gurakuqit” kanë rrethuar gjimnazin “28 Nëntori” duke shpërthyer në kor me fjalët: Turp!

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb