SHKODER – Rreth 100 forca policie janë angazhuar në Shkodër, në aksionin për largimin e 20 familjeve nga banesat e tyre, pasi tokës i ka dalë pronari.

Gazetari Mirsad Rakaj bën të ditur se mes banorëve, policisë dhe përmbaruesve ka patur tensione, përplasje verbale dhe fizike.

Një 15-vjeçar është shoqëruar në polici, pasi ka goditur shefin e Komisariatit të Policisë së Shkodrës. Banorët pretendojnë se shefi i komisariatit i ka provokuar. Ndërkohë një grua është dërguar në spital, pasi ka qenë e sëmurë me zemër dhe i ka rënë të fikët.

Banorët thonë se nuk do të dalin nga shtëpitë e tyre, madje kanë bllokuar me gurë rrugën kryesore, për të penguar përmbarimin.

Mësohet se banorët kanë kërkuar një marrëveshje me pronarin e tokës, në mënyrë që të mos largohen nga banesat, pasi nuk mund të dalin në qiell të hapur.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: