SHKODËR– Një shpërthim me lëndë eksplozive tritol ka ndodhur në katin e tretë të një pallati në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” rreth orësh 22:30 minuta të së mërkurës. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Tritoli është vendosur në shesh pushimin e pallatit pranë derës së një apartamenti në pronësi të shtetasit Xheneto Shkëmbi, i cili ka kryer një vit burg për trafik narkotikësh, ndërsa ishte liruar para dy muajsh.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka sjëllë dëmtimë të konsiderueshme të banesës. Mësohet se anëtarët e familjes Shkëmbi ndodheshin në banesë në kohën që ka ndodhur shpërthimi, por fatmirësisht nuk ka shkatuar të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet dhe autoret e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: