SHKODËR- Pasditen e së premtes, policia e Shkodrës ka ndaluar një student pasi akuzohet se u ka marrë një shumë parash dy studenteve të tjera, duke u premtuar nota kaluese. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, bëjnë me dije se rreth orës 16:00 të së premtes është ndaluar 23-vjeçari Prel Preçi, lindur dhe banues në Lekbibaj, Tropojë, i cili vijon studimet në Universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Ndalimi i tij u bë pasi dy studente të tjera të degës Gjuhë-Letërsi, Xh.P. dhe A.V., më 20 nëntor të vitit të kaluar kanë bërë kallëzim ndaj 21-vjeçarit Preçi duke deklaruar se u ka marrë 750 Euro dhe 25.000 lekë në këmbim të notës kaluese në disa lëndë. Materialet ndaj tij, i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb