Reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete të vendit. Shkodra paraqitet si një nga zonat më problematike.

Gazetari Erjon Skëndaj, raporton për “Balkan Web”, se shëtitorja buzë liqenit të këtij qyteti është nën “sundimin e përmbytjeve”, ku niveli i ujit është mbi 20 cm. Po ashtu nën pushtetin e ujit janë disa shtëpi në “Xhabije” dhe lagjen “Livadhe”, ku uji rreth shtëpive shkon mbi 60 cm.

Në disa shtëpi uji ka depërtuar deri në katet e para, ndërsa banorët e shtëpive që i kanë bazamentin më të ngritur po i lëvizin orenditë shtëpiake në katetet më të larta.

Banorët shprehen se fryrja e liqenit ka ardhur si shkak i shkarkimeve të shtuara në 24 orët e fundit, mosthellimit të lumit Buna si dhe “By Pas-it” të ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb