Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka shprehur mbështetjen ndaj kandidatit për qytetin e Shkodrës Xhemal Bushati duke u kërkuar qytetarëve shkodranë  të votojnë atë si një njëri i përkushtuar për komunitetin.

Gjekmarkaj shkruan se në këto kohë të pazakonta Partia Demokratike i ofron Bashkisë së Shkodrës një personalitet qytetar, një  qendrestar i PD në çdo stinë, i cili vetëm ka dhënë pa kërkuar asgjë në këmbim, një profesionist ekonomist të zotin.

Me tej Gjekmarkaj shkruan se çdo votë per Xhemal Bushatin është një votë per një jetë me cilesore në qytet e fshtatrat perreth, një votë për menaxhim të ndershem e projekte zhvillimi, një votë për të respektuar historinë  e traditen por shumë më teper të ardhmen, ndryshimin , atë që Zoja Shkoder e meriton si askush tjeter.

Me Xhemal Bushatin , kantidatin e PD për qytetin e Shkodres!

Metropoli i veriut , qyteti simbol i virtyteve më të mira kombetare e intelektuale, qyteti i rezistences antikomuniste dhe i lirisë, qyteti i së djathtes , qyteti i harmonisë fetare i kesaj vlere themelore të kombit tonë , qyteti i shijeve dhe lidhjeve me boten perendimore, gjen perfaqesimin më dinjitoz tek Xhemal Bushati , pinjolli i dënjë i deres së fisme të Bushatlive ! At Zef Pllumi një nga personalitet e medha të kultures e klerit katolik per fatin tim të madh edhe kusheri i imi tek libri i tij mbreslenes ” Frati i Pashallarve Bushatli” shkruan “Tue kqyrë sot qytetin tonë, mbes i çuditun e më vjen me u thanë me të madhe: Shkodër, ku i ke burrat e tu? Ku i ke ato që dikur të banë të përmendun në të gjithë botën? Ku është Mehmet Pashë Plaku, themeluesi i vërtetë i famës së këtij qyteti? Ku është i biri Kara Mahmut Pashës, “Asllani i Shkodrës…unë këtu propozoj t’u naltohet nga një përmendore në kala, njani te Kalaja e Shkodrës e tjetri në Parrucë” ! Vizionet e  Fratit të kujtimeve ngjizen tek historia, tek rrenjet! Thirrja e tij revokon kujtimin e Bushatlive të dikurshem. Si shume here historia e Shqiperisë dhe e Shkodres ka trokitur në deren e Bushatlive të cilet shpesh kanë paguar çmim tragjik në emer të tyre. Në keto kohë të pazakonta Partia Demokratike i ofron Bashkisë së Shkodres një personalitet qytetar, një  qendrestar i PD në çdo stinë, i cili vetem ka dhënë pa kerkuar asgjë në kembim, një profesionist ekonomist të zotin dhe të perkushtur për komunitetin! Xhemal Bushati është një biografi njerzore mbrslenëse i cili më dashuri e pasion po i perkushtohet qytetit të Shkodres për ty sherbyer të gjithëve pa asnjë dallim partiak !

Të dashur miq shkodranë  çdo votë per Xhemal Bushatin është një votë per një jetë me cilesore në qytet e fshtatrat perreth, një votë për menaxhim të ndershem e projekte zhvillimi, një votë për të respektuar historinë  e traditen por shumë më teper të ardhmen, ndryshimin , atë që Zoja Shkoder e meriton si askush tjeter! Suksese i dashur mik Xhemal Bushati në rrugen e fisme që ke nisur ! Shkodra nuk gabon !! Ndergjegjia e saj është aleati yt !!

Agron Gjekmarkaj

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: